
Një nga përfituesit e programit është Biznesi Individual Ardian Ramadani nga komuna e Kamenicës. Përmes grantit të siguruar nga FLOWS, ai ka realizuar një sërë investimesh që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e praktikave të ujitjes dhe qëndrueshmërisë në bujqësi.
Investimet kryesore janë shfrytëzimi dhe racionalizimi i ujit përmes sistemit të drenazhimit dhe rikthimit të tij për ujitje, rregullimi i furnizimit të përhershëm me ujë në pemishte, duke siguruar akses të qëndrueshëm në kohë të thatësisë, hapja e puseve dhe krijimi i rezervuarëve, një hap i rëndësishëm në reduktimin e ndikimit të thatësisë dhe sigurimin e burimeve të qëndrueshme të ujit si dhe zbatimi i praktikave të qëndrueshme bujqësore, të cilat kontribuojnë në rritjen e prodhimtarisë.
This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation